ASHMC Logo

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Rrepublika e Shqipërisë
  • Shqip
  • English

    THIRRJE NR. 4 PËR PROJEKTE

    Publikuar në: 27/12/2012 Kategoria: Thirrje për projekteUncategorized


    Publikuar në 15.07.2020

    Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), në kuadrin e konkurimit të hapur dhe transparent sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin Nr. 10093, datë 09.03.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, në përputhje me statutin dhe misionin e saj: Asistencë Financiare për një zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë civile dhe krijimin e kushteve të favorshme për nisma qytetare në të mirë dhe interes të publikut; shpall këtë Thirrje për Shprehje Interesi për të gjitha OJF-të e interesuara për projekte.

    OJF-të janë të lutura t’i sjellin projekt-propozimet vetëm dorazi pranë zyrave të AMSHC-së në adresën: Rr. Abdi Toptani Nr.4, Kati 4, Tiranë (ish Ministria e Transporteve).

    Projekt-Propozimet duhet të na dërgohen gjithashtu edhe elektronikisht vetëm në formatin Word në adresën tonë e-mail: info@amshc.gov.al (Në variantin elektronik nuk është e nevojshme firma dhe vula e skanuar).

    Pas vlerësimeve të projekt-propozimeve, do të bëhet shpallja e projekteve fituese dhe do të nisë lidhja e kontratave.

    AMSHC-ja fton OJF-të e interesuara të sjellin projekt-propozime që kanë si objekt dhe mbulojnë fushat e mëposhtëme:

    1. Lufta kundër korrupsionit;
    2. Nxitja e qytetareve në veprimtari, përfshirja e pjesëmarrja e tyre për edukimin/kultivimin e ndjenjës komunitare;
    3. Nisma lobuese që promovojnë interesat e qytetarëve/grupeve të interesit/komuniteteve, sidomos interesat e grupeve vulnerabël të shoqërisë;
    4. Nisma të shoqërisë civile në ndihmë të punësimit dhe që parandalojnë/frenojnë tregun informal të punës;

    Aplikuesit, person juridik, që janë regjistruar sipas ligjit dhe kryejnë veprimtari në përputhje me qëllimin e përcaktuar në statutin e tyre, kanë të drejtë të aplikojnë, konkurojnë dhe të paraqesin projekt-propozimet e tyre.

    Formularin e aplikimit për projekt-propozime mund ta shkarkoni nga faqja jonë zyrtare në adresën: www.amshc.gov.al

    Sugjerohen projekte ku vlera maksimale e kërkuar të jetë 1,000,000 (një milion) lekë.

    Afati i fundit kohor për dorëzimin vetëm dorazi, si dhe me e-mail të projekt-propozimeve është data 15 Shkurt 2013. Pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë projekt-propozim.

    Projekt-propozimet duhet të shoqërohen me dokumentet e mëposhtëme:

    1. Formulari i plotësuar i aplikimit, i vulosur dhe i nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i Organizatës(modeli i formularit mund të shkarkohet nga faqja jonë zyrtare);
    2. Vendimi i Gjykatës dhe Statuti (të noterizuar);
    3. Ekstrakti i Gjykatës (i cili merret në Zyrën e Regjistrimit të OJF-ve, pranë Gjykatës së Qarkut, Tiranë);
    4. NIPT-i (i noterizuar);
    5. Vërtetim nga Drejtoria e Tatim Taksave (që Organizata nuk ka detyrime të pashlyera përsa u përket kontributeve për sigurimet shoqërore, shëndetësore dhe tatim-taksat);
    6. Vërtetim për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për OJF-në, për katër vitet e fundit (periudha 2009 – 2012). (Ky vërtetim lëshohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore Rajonale. Nga Drejtoritë Rajonale Tatimore lëshohen vërtetime kryesisht për 3 muajt e fundit qe keni deklaruar ose paguar. Për arsye orientimi, modelin aktual në fuqi të këtij vërtetimi, E-SIG 02/a, e gjeni të publikuar në faqen tonë zyrtare. Kliko këtu)
    7. Vërtetim bankar (ku pasqyrohen numri IBAN dhe numri i llogarisë së Organizatës, në lekë);
    8. Fotokopje e noterizuar e kontratave që Organizata ka lidhur me donatorë të tjerë në tre vitet e fundit, dhe/ose Licencën e lëshuar nga Ministria e PÇSSHB;
    9. CV të Organizatës (të firmosur dhe vulosur nga përfaqësuesi ligjor i OJF-së);
    10. Deklaratë/Marrëveshje Partneriteti (origjinale ose fotokopje të noterizuar, në rast se ka partneritet në këtë projekt-propozim).

    Vini re:
    Në momentin e dorëzimit të projekt-propozimeve në rast mungese të njërit prej dokumenteve të lartpërmendura, apo jo në formën e kërkuar, aplikimi nuk do të pranohet.

    Për pyetje në lidhje me këtë thirrje për projekt-propozime, ju lutemi na shkruani në adresën e-mail: info@amshc.gov.al ose telefononi në numrin: (04) 22 35 569.

    Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) i fton përfaqësuesit e OJF-ve që veprojnë në Shqipëri për të regjistruar të dhënat e OJF-së në “Bazën e të Dhënave të OJF-ve të regjistruara në AMSHC”

    Lista me projektet Fituese Thirrja Nr 4