ASHMC Logo

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Rrepublika e Shqipërisë
  • Shqip
  • English

  • THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI

    Publikuar në: 30/01/2025 Kategoria: Lajme dhe VeprimtariNjoftime


    Publikuar në 30/01/2025

    Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit nr. 187, datë 18.09.2024 “Për ngritjen e Komiteteve të Përbashkëta Konsultative (KPK) me Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian (KESE) dhe me Komitetin e Rajoneve të Bashkimit Evropian”, drejton procesin e përzgjedhjes e të emërimit të anëtarëve shqiptarë të KPK me KESE, në bazë të propozimeve të partnerëve socialë dhe organizatave të tjera të shoqërisë civile.

     

    Për këtë qëllim, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, shpallin “Thirrje për shprehje interesi, duke ftuar përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile për të qenë përfaqësues të palës shqiptare në Komitetin e Përbashkët Konsultativ (KPK) me Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian (KESE), për një periudhë 3 (tre) vjeçare.

    Çfarë është KESE/EESC?

    EESC është një pjesë integrale e BE-së: ajo u krijua në 1957 nga Traktati i Romës për të këshilluar vendimmarrësit e BE-së dhe për të siguruar që organizatat dhe rrjetet e shoqërisë civile në të gjithë kontinentin të kenë një rol në zhvillimin e Evropës. KESE është një forum unik për konsultim, dialog dhe konsensus ndërmjet përfaqësuesve nga të gjithë sektorët e shoqërisë civile të organizuar . Këto organizata shpesh veprojnë si ndërmjetës midis vendimmarrësve dhe publikut, duke u ofruar njerëzve një rrugë për të luajtur një rol aktiv në sjelljen e ndryshimit ose për të mbështetur kauza specifike për të mirën e përbashkët. Synimi i KESE-së është të ndihmojë që hartimi i politikave dhe legjislacioni i BE-së të jetë më demokratik dhe më efektiv dhe të pasqyrojë vërtet nevojat e qytetarëve të BE-së. Një numër i konsiderueshëm i iniciativave të BE-së për legjislacion duhet t’i dorëzohen KESE-së për një opinion të detyrueshëm përpara miratimit të tyre.

     

    Me seli në Bruksel, EESC përbëhet nga 329 anëtarë nga të 27 Shtetet Anëtare të BE-së. Anëtarët vijnë nga të gjitha shtresat sociale dhe profesionale dhe kanë një gamë të gjerë njohurish dhe përvojësh. Ata përfaqësojnë shoqatat e punëdhënësve, industrinë, dhomat e tregtisë, shoqatat e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME), sindikatat, konsumatorët, fermerët, profesionet e lira, aktivistët e aftësisë së kufizuar, akademinë, grupet e të drejtave të grave, ambientalistët, kooperativat, organizatat rinore , organizatat e të drejtave të njeriut etj. Në total, KESE bashkon rreth 250 organizata dhe rrjete në nivel kombëtar, që përfaqësojnë miliona BE qytetarët. KESE përbëhet nga tre grupe: Grupi i Punëdhënësve, Grupi i Punëtorëve dhe Grupi i Organizatave të Shoqërisë Civile .

     

    Roli i Komitetit të Përbashkët Konsultativ

     

    Komiteti i Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian krijohet me detyrën për të ndihmuar Këshillin e Stabilizim-Asociimit, me synimin për të nxitur dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet partnerëve socialë dhe organizatave të tjera të shoqërisë civile në Bashkimin Evropian dhe në Shqipëri. Një dialog dhe bashkëpunim i tillë do të përfshijë të giitha aspektet përkatëse të marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, siç paraqiten në kontekstin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit.

     

     

    Dialogu dhe bashkëpunimi i tillë synon veçanërisht:

     

    • përgatitjen e punëdhënësve, punëtorëve dhe organizatave të tjera të shoqërisë civile shqiptare për veprimtari në kuadrin e anëtarësimit të ardhshëm në Bashkimin Evropian;
    • përgatitjen e punëdhënësve, punëtorëve dhe organizatave të tjera të shoqërisë civile shqiptare për pjesëmarrien e tyre në punën e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian pas aderimit të Shqipërisë;
    • shkëmbimin e informacionit për çështjet aktuale me interes të ndërsjellë, veçanërisht mbi rrethanat aktuale të procesit të aderimit, si dhe përgatitien e punëdhënësve, punëtorëve dhe organizatave të tjera të shoqërisë civile për atë proces;
    • inkurajimin e shkëmbimeve të përvojës dhe dialogut të strukturuar ndërmjet punëdhënësve shqiptarë, punëtorëve dhe organizatave të tjera të shoqërisë civile dhe punëdhënësve, punëtorëve dhe organizatave të tjera të shoqërisë civile nga shtetet anëtare, duke përfshirë nëpërmjet rrjetëzimit në fusha specifike ku kontaktet dhe bashkëpunimi i drejtpërdrejtë mund të rezultojnë të jenë mënyra më efektive e zgiidhjes së problemeve të veçanta:
    • diskutimin e çdo çështjeje tjetër që lind në kontekstin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, duke përfshirë në lidhje me procesin e aderimit të Shqipërisë.

     

    Komiteti i Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian do të përbëhet nga giashtë perfaqësues të Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian dhe giashtë përfaqësues të partnerëve socialë të Shqipërisë dhe organizatave të tjera të shoqërisë civile. Vëzhguesit gjithashtu mund të ftohen të marrin pjesë.

     

    Komiteti i Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian do të kryejnë detyrat e tyre në bazë të konsultimit nga Këshilli i Stabilizim-Asociimit ose, në lidhje me nxitjen e dialogut ndërmjet qarqeve ekonomike dhe sociale, me nismën e tij.

     

    Procesi i përzgjedhjes

    Nga organizatat e shoqërisë civile, do të përgjidhen: 2 (dy) përfaqësues/e për të qënë anëtar/e dhe 2 (dy) përfaqësues/e për të qënë vëzhgues/e, të cilët do marrin pjesë në takimet e Komitetit të Përbashkët Konsultativ, nëse do të jetë e nevojshme.

    Ftojmë gjithë të interesuarit të dorëzojnë aplikimet e tyre duke filluar nga data 30 Janar 2025 deri më 13 Shkurt 2025 në adresën e emailit: kkshc@amshc.gov.al ose me postë në adresën AMSHC: Rr. Frosina Plaku, Nr. 58 Tiranë, Shqipëri.

     

    Proçesi i përzgjedhjes do të marrë parasysh ekspertizën dhe përfaqësimin e organizatave të shoqërisë civile dhe të dhënat e tyre në pjesëmarrjen në rrjetet kombëtare ose ndërkombëtare, si dhe përputhjen e vlerave të organizatës me vlerat e BE-së.

     

    Përzgjedhja do të marrë parasysh balancën gjinore, pjesëmarrjen në organizatat rinore, si dhe integritetin dhe paanshmërinë në ushtrimin e detyrës së tyre.

     

     

     

    Kriteret e përzgjedhjes së përfaqësuesve të shoqërisë civile

     

    1. Dokumentet që duhen dorëzuar nga organizatat që propozojnë kandidatët:
    • Formulari i Aplikimit;
    • Kopje e dokumentit të regjistrimit në Gjykatë;
    • Konfirmim nga zyra e tatimeve që organizata e ka statusin “aktiv”;
    • Dokumentacion vërtetues për pjesëmarrje në dialogun social dhe civil kombëtar;
    • Dokumentacion vërtetues për pjesëmarrje në rrjetet kombëtare ose ndërkombëtare;
    1. Kriteret që duhen përmbushur nga kandidatët për KPK me KESE:
    • 3 (tre) vjet eksperiencë në rol drejtues në organizata të shoqërisë civile në fushën ku kandidon;
    • Mos të ketë role koordinuese ose drejtuese në organizata politike ose parti politike;
    • Preferohet që kandidati/ja të propozohet nga një rrjet/bashkim shoqatash;
    • Përvojë profesionale në fushën që përfaqësojnë, por edhe në fushat që lidhen me ekonominë, shoqërinë civile ose çështjet evropiane;
    • Aftësi të mira komunikuese dhe njohës të shumë të mirë të gjuhës angleze.

     

    1. Dokumentet që duhen dorëzuar nga kandidatët:
    • Jetëshkrimi (CV – Curriculum Vitae);
    • Letër motivimi nga kandidati për të shpjeguar kontributin që mund të japë pranë KPK me KESE;
    • Letër konfirmuese nga organizata e shoqërisë civile se kandidati ka të paktën 3 (tre) vite eksperiencë në fushën ku kandidon;
    • Pesë letra mbështetëse nga organizata të tjera të cilat mbështesin kandidatin.

    Shkarkoni ju lutem formularin e aplikimit sipas formatit në këtë link: Formular Aplikim