Thirrje për aplikim
Përmes këtij njoftimi, jeni të ftuar të aplikoni në Platformën e Partneritetit për Integrimin Evropian të kapitullit 22 “Politika Rajonale dhe Koordinimi i Instrumenteve Strukturore”. Platforma e Partneritetit për Integrimin Evropian (PPIE) është tryeza e komunikimit dhe këshillimit mbi procesin e integrimin evropian për çdo kapitull. Ky është mekanizmi ku të gjithë përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë ju jepet mundësia për të qenë pjesëmarrës aktiv në procesin e negociatave për anëtarësim.
Mënyra e aplikimit është e detajuar në vijim. Për çdo paqartësi si edhe për dërgimin e aplikimit jeni të lutur të kontaktoni: Kledia.Nakuci@saspac.gov.al; Ina.Gjoka@saspac.gov.al.
Afati i dorëzimit të aplikimit: 20.07.2024
Çfarë është Platforma e Partneritetit për Integrimin Evropian?
Anëtarësimi në Bashkimin evropiane është një objektiv kombëtar me ndikim në të gjithë shoqërinë. Kushtet dhe koha e miratimit, zbatimit, si dhe transpozimit dhe zbatimit në legjislacion kombëtar të tërësisë së rregulloreve aktuale të BE-së, të ashtu quajtura (“acquis”) negociohen me secilin vend kandidat. Këto rregulla ndahen në fusha të ndryshme politikash, si transporti, energjia, mjedisi, etj., secila prej të cilave negociohet veçmas nën kapituj të veçantë.
Përafrimi i legjislacionit kombëtar me atë te BE-se, hartimi i dokumenteve strategjike dhe prezantimi final i grupit negociator shqiptar përpara negociatorëve te BE-se kërkon përgatitje cilësore dhe konsultim intensiv me te gjithë aktoret e shoqërisë.
Platforma e Partneritetit për Integrimin Evropian – PPIE-ja është tryeza e komunikimit dhe këshillimit mbi procesin e integrimin evropian për çdo kapitull. Ky është mekanizmi ku të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë u jepet mundësia për te qene pjesëmarrës aktiv në procesin e negociatave për anëtarësim.
SASPAC është Koordinator i Kapitullit 22 “Politika Rajonale dhe Koordinimi i Instrumenteve Strukturore” dhe përfaqësuesit e organizatave, shoqatave ose grupeve që kanë një interes të veçantë në fushat e mbuluara nga ky kapitull ftohen të paraqesin aplikimin e tyre për t’u bashkuar me PPIE për Kapitullin 22.
Acquis sipas Kapitullit 22 konsistojnë kryesisht në kuadrin normativ dhe implementimin e rregulloreve, të cilat nuk kërkojnë transpozim në legjislacionin kombëtar. Ato përcaktojnë rregullat për hartimin, miratimin dhe zbatimin e programeve të politikës së kohezionit. Politika e Kohezionit është instrumenti kryesor në Bashkimin Evropian për mbështetjen e kohezionit ekonomik, social dhe territorial dhe përfaqëson afërsisht një të tretën e buxhetit të BE-së. Politika e Kohezionit mbështet krijimin e vendeve të punës, konkurrencën, rritjen ekonomike, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe zhvillimin e qëndrueshëm, duke mos lënë askënd dhe asnjë rajon prapa.
Korniza Rregullatore për periudhën 2021-2027 për politikën e Kohezionit (http://data.europa.eu/eli/reg/2021/1060/2024-03-01) ka 5 objektiva politikash :
- një Evropë më konkurruese dhe më inteligjente
- një tranzicion më i gjelbër dhe me pak karbon drejt një ekonomie neto me zero karbon
- një Evropë më e lidhur duke rritur lëvizshmërinë
- një Evropë më sociale dhe gjithëpërfshirëse
- Evropa më afër qytetarëve duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm dhe të integruar të të gjitha llojeve të territoreve
Po ashtu respektimi i legjislacionit të BE-së në përgjithësi, si për shembull në fushat e prokurimit publik, konkurrencës dhe mjedisit, zbatimi i Politikës së Kohezionit dhe Fondeve të Kohezionit përfshin po ashtu dhe respektimin e të drejtave themelore në përputhje me Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian; barazia midis burrave dhe grave; parandalimi i çdo diskriminimi; implementimi dhe aplikimi i Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara (UNCRPD) dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm. Për më tepër, parimi i partneritetit është një karakteristikë kyçe në zbatimin e Fondeve të Kohezionit, duke u mbështetur në qasjen e qeverisjes shumë nivelëshe dhe duke siguruar këtu përfshirjen e autoriteteve publike rajonale, lokale, urbane dhe autoriteteve të tjera publike, të shoqërisë civile, partnerëve ekonomikë, socialë dhe se fundmi aty ku nevojitet e organizatat kërkimore dhe universitetet. Për aq kohe sa PPIE nuk zëvendëson partneritetin për Politikën e Kohezionit dhe Fondet e Kohezionit, anëtarët do të japin kontribute për hartimin e dokumenteve strategjike dhe prezantimin përfundimtar të grupit negociator shqiptar për Kapitullin 22.
Si funksionon PPIE?
Në bazë te urdhrit te Kryeministrit nr. 113, date 30.08.2019 për çdo kapitull te acquis te BE-se ngrihen tryezat e këshillimit me grupet e interesit. Qëllimi kryesor i secilës tryeze është të diskutojë dhe të ndërmarrë qëndrime dhe rekomandime të trajtuara Sekretariatit te integrimit Evropian dhe strukturave te tjera përgjegjëse për proces e integrimit. Tryezat kryejnë funksion këshillimor edhe ne lidhje me programimin , teknika , monitorimin dhe vlerësimin e asistencës se Bashkimit Evropian për Shqipërinë.
Për më shumë lexo urdhrin Urdhri-i-Kryeministrit-nr.113-datë-30.08.2019.pdf (drejtesia.gov.al)
Kush mund te aplikoje?
Aplikimi është i hapur për të gjithë organizatat e shoqërisë civile, pushtetit vendor, komunitetit te biznesit, shoqatat e punëmarrësve, përfaqësues te rretheve akademike, mediave dhe grupeve te interesit referuar përcaktimeve te kreut 111, pika 4 te Urdhrit Nr. 113 date 30/08/2019 “Për organizimin dhe funksionimin e Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian’:
Mënyra e aplikimit
Të gjithë aktorët e shoqërisë që kanë një interes të veçantë dhe mund të ofrojnë ekspertizën e tyre në fushat e mbuluara nga Kapitulli 22, mund të aplikojnë duke dorëzuar dokumentin e shprehjes së interesit (shih formularin bashkëngjitur) dhe një CV të personit të emëruar për të përfaqësuar subjektin aplikues. (Formati i kalimit të CV-së së BE-së në shqip dhe/ose anglisht), duke treguar se ata kanë ekspertizën ose interesin për të kontribuar në tabelën për Kapitullin 22. Përfaqësuesi i emëruar duhet të flasë rrjedhshëm gjuhën angleze. Çdo aktor mund të emërojë vetëm një përfaqësues.
Të gjitha aplikimet janë të mirëseardhura; SASPAC do të jetë përgjegjës për të siguruar përzgjedhjen e balancuar të përfaqësuesve të aktorëve qe i përkasin grupeve të ndryshme të interesit dhe fushave përkatëse të mbuluara nga politika e kohezionit.