Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC), në kuadrin e konkurimit të hapur dhe transparent sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin Nr. 10 093, datë 09.03.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, në përputhje me statutin dhe misionin e saj: Asistencë Financiare për një zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë civile , dhe krijimin e kushteve të favorshme për nisma qytetare në të mirë dhe interes të publikut si dhe në kuadër të Ligjit Nr. 146/ 2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”;
Fton të gjitha OJF-të e interesuara për të dërguar deri në datë 19 Shkurt 2024 të gjitha sugjerimet e tyre online në kuadër të përcaktimit të prioriteteve mbi thirrjen e radhës.
OJF-të janë të lutura të sjellin propozimet e tyre mbi prioritetet e thirrjes në adresën e emailit: info@amshc.gov.al