Konsultim publik online të Projektligjit “Për Regjistrimin e Organizatave Jofitimprurëse”
6 – 9 korrik 2020
Ministria e Drejtësisë si institucioni përgjegjës në grupin ndërinstitucional të punës ka hartuar Projektligjin “Për Regjistrimin e Organizatave Jofitimprurëse”, i cili synon minimizim të procesit të regjistrimit të organizatave jofitimprurëse por edhe sigurimin e transparencës lidhur me funksionimin e tyre, veprimtarinë dhe objektin e tyre.
Në kuadër të konsultimit publik të këtij projektligji si dhe në vijim të konsultimeve të ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë edhe nëpërmjet linkut të Regjistrit Elektronik për Njoftimet dhe Konsultimet Publike, Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC) dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile ftuan përfaqësues të shoqërisë civile nga të gjitha qarqet e vendit të merrnin pjesë në konsultime publike online, të cilat u organizuan sipas kalendarit të mëposhtëm:
Datë: 6 korrik 2020
Ora: 11:00
Të ftuar: Përfaqësues nga qarku Shkodër, Kukës, Lezhë
Datë: 7 korrik 2020
Ora: 11:00
Të ftuar: Përfaqësues nga qarku Tiranë, Durrës, Dibër
Datë: 8 korrik 2020
Ora: 11:00
Të ftuar: Përfaqësues nga qarku Elbasan, Fier, Berat
Datë: 9 korrik 2020
Ora: 11:00
Të ftuar: Përfaqësues nga qarku Korçë, Gjirokastër, Vlorë