Publikuar në 10/10/2022
NJOFTIM
Ngushëllime për ndarjen nga jeta të Znj. Kozara Kati.
Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të ish- kryetares së Bordit Mbikqyrës të AMSHC-së Znj. Kozara Kati.
Znj. Kozara Kati ka dhënë një kontribut të pazevëndësueshëm për zhvillimin e Shoqërisë civile në vend, sidomos në fushën e të Drejtave të Njeriut, të Drejtat e Fëmijëve, mbështetjen për barazinë gjinore dhe mosdiskriminim.
Kujtimi i saj do të mbetet i paharrueshëm për natyrën e saj të sinqertë, të drejtpërdrejtë dhe dashamirësinë në marrdhëniet njerëzore..
I shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe miqve!