NJOFTIM PËR KANDIDIM PËR PËRZGJEDHJEN E ANËTARIT TË BORDIT MBIKËQYRËS TË AGJENCISË PËR MBËSHTETJEN E SHOQËRISË CIVILE (AMSHC)
Në mbështetje të ligjit nr.10093, datë 9.3.2009, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, dhe të vendimit nr.768, datë 15.7.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e procedurave e të rregullave për kandidimin dhe përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, shpallim njoftimin për kandidim për një anëtar të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC).
Konkurrimi është i hapur për përfaqësues që i përkasin shoqërisë civile.
Kritere të përgjithshme:
a) Të jetë shtetas shqiptar;
b) Të jetë person i padënuar apo ndaj të cilit nuk janë dhënë masa sigurie apo dënim me vendim jopërfundimtar për kryerjen e krimeve, në përputhje me parashikimet e ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar.
Kritere të veçanta:
a) Të ketë jo më pak se 3 vjet përvojë pune me organizatat e shoqërisë civile;
b) Të mos jetë deklaruar përgjegjës për keqmenaxhimin e ndonjë personi juridik, me pasojë falimentimin e tij;
c) Të ketë ekspertizë në grantdhënie ose në zbatim projektesh (vlerësohet me përparësi);
ç) Kandidati duhet të mbështetet nga të paktën 5 organizata jofitimprurëse (OJF) ose organizata të shoqërisë civile, që punojnë në të njëjtën fushë ekspertize ose në fusha të ngjashme. Një OJF ose organizatë e shoqërisë civile mund të mbështesë vetëm një kandidat.
Shënim: Brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve punë nga data e njoftimit, organizatat e shoqërisë civile duhet të paraqesin kandidatët përkatës, së bashku me dokumentet e nevojshme, përfshirë:
– kërkesën për aplikim;
– curriculum vitae CV;
– referencat dhe letrat mbështetëse nga 5 organizata jofitimprurëse;
– dokumente dhe deklarata të tjera provuese për vërtetimin e përmbushjes së kritereve të kandidimit, si më lart.
Afati i dorëzimit të aplikimit, deri më 25 shtator 2023.