THIRRJE NR. 16 PËR PROJEKTE
(27 Mars – 27 Prill 2023)
Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC), në kuadrin e konkurimit të hapur dhe transparent sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin Nr. 10 093, datë 09.03.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, në përputhje me statutin dhe misionin e saj: Asistencë Financiare për një zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë civile dhe krijimin e kushteve të favorshme për nisma qytetare në të mirë dhe interes të publikut; shpall këtë Thirrje për Shprehje Interesi për të gjitha OJF-të e interesuara për projekte.
OJF-të janë të lutura të sjellin dosjen me dokumentat shoqëruese së bashku me projekt-propozimin me postë (merret në konsideratë data dhe ora e dorëzimit të aplikimit në postë) si dhe dërgimin e formularit të Aplikimit në formatin Word në add: info@amshc.gov.al, pranë zyrave të AMSHC-së në adresën:
Rruga “Frosina Plaku”, Nr. 58, Godina e Observatorit, Kati II, Tiranë.
Ftohen OJF-të e interesuara të sjellin projekt-propozime që kanë si objekt dhe mbulojnë fushën prioritare:
-
Shërbimet Sociale dhe Rinia:
- Realizimi i Shërbime psiko- sociale në kuadër të rritjes së kujdesit për grupet në nevojë (të moshuarit, fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuar etj), si dhe çështjet e përfaqësimit të minoriteteve (romë, egjyptian, LGBT, etj);
- Nxitja dhe fuqizimi i vullnetarizmit;
- Informimi dhe sensibilizimi mbi të drejtat e të rinjve, aktivizim i tyre në proceset integruese, vullnetarizmi dhe filantropia si dhe nxitja dhe krijimi i hapsirave të nevojshme për punësimin e tyre;
- Përmirësimi i shërbimeve sociale, mbështetje për moshën e tretë;
- Ofrimi i asisitencës së nevojshme për gratë e dhunuara si dhe gratë- viktima të trafikimit;
-
Lufta kundër Korrupsionit dhe Edukimi Ligjor i Publikut dhe SKZHI: (detyrim strategjik 20% ,10%, 10% e fondit që do shpërndahet)
Ky prioritet është në kuadër të detyrimeve që vijnë nga marrveshjet ndër-institucionale të tilla si Strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit, Strategjia për Edukimin Ligjor të Publikut dhe Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim;
- Në fushën e Prokurimeve;
- Në fushën e Arsimit;
- Në fushën e Shëndetësisë dhe
- Zbatimit të Ligjit;
- E drejta e informimit, akses në drejtësi, ndjekja e strategjive për përfshirjen e të rinjëve në qeverisje, transparencë e institucioneve publike;
-
Mjedisi, Mbrojtja dhe Projekte të lidhura me të:
- Mbrojtja, rehabilitimi i mjedisit dhe zhvillimi i qëndrueshëm i tij;
- Aktivizmi dhe vullnetarizmi, faktorë të rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit;
- Nxitja e nismave kulturore dhe artistike brenda/dhe per komunitetet;
- Mbrojtja dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore;
-
Arsimi, Integrimi Europian dhe Politikbërja:
- Sensibilizim, fuqizim kapacitetesh për një mjedis mundësues në proceset integruese;
- Integrimi evropian, njohja e standardeve demokratike, diskutimi, debati, dialogu, mendimi ndryshe dhe aftësia për të dëgjuar si dhe integrimi në tregun e punës;
- Prioritet fuqizimi i shoqatave të reja dhe rritja e kapaciteteve të tyre;
- Përfshirja e Organizatave në Politikbërja si pjesë e Planit Kombëtar të Veprimit për Partneritet për Qeverisje të Hapur;
-
Shuma maksimale e financimit me grant për projekt është deri në 2 (dy) milionë lekë.
Afati i fundit kohor për dorëzimin vetëm me postë si dhe me e-mail të projekt-propozimeve është dita e Enjte, datë 27 Prill 2023, ora 14:00.
Pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë projekt-propozim.
Për pyetje në lidhje me këtë thirrje për projekt-propozime, ju lutemi na shkruani në adresën e-mail: info@amshc.gov.al.
Projekt-propozimet duhet të shoqërohen me dokumentet e mëposhtme:
- Formulari i plotësuar i aplikimit, i vulosur dhe i nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i Organizatës (Formulari duhet firmosur në çdo faqe);
- Fotokopje të Vendimit të Regjistrimit të Gjykatës dhe Statutit të Organizatës;
- Ekstrakti i Gjykatës (i cili merret në Zyrën e Regjistrimit të OJF-ve, pranë Gjykatës së Qarkut, Tiranë)- origjinal brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
- NIPT-i (i noterizuar) brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
- Vërtetim nga Drejtoria e Tatim Taksave (që Organizata nuk ka detyrime të pashlyera përsa u përket kontributeve për sigurimet shoqërore, shëndetësore) – origjinal ose me vulë digjitale (i shkarkuar nga shërbimi www.e-albania.al) brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
- Vërtetim bankar (ku pasqyrohen numri IBAN dhe numri i llogarisë së Organizatës, në lekë) – brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
- CV të Organizatës (të firmosur dhe vulosur nga përfaqësuesi ligjor i OJF-së) dhe Licencën e lëshuar nga autoritetet publike në rast se ka aktivitetete të parashikuara në projekt, të cilat nuk mund të kryhen pa zotëruar Licencën përkatëse (për shembull: në rastet kur projekt-propozimet kanë aktivitete që kërkojnë ekspertizën e psikologut, ky i fundit duhet të ketë licensë për të kryer këtë funksion);
- Deklaratë/Marrëveshje Partneriteti (origjinale ose fotokopje të noterizuar, në rast se ka partneritet në këtë projekt-propozim);
Vini re:
Në momentin e shqyrtimit të dosjes me projekt-propozimin/et nga Komisioni i Posaçëm i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC), në rast mungese të njërit prej dokumenteve të lartpërmendura, apo nëse nuk do të jetë në formën e kërkuar do skualifikohet. Për pyetje në lidhje me këtë thirrje për projekt-propozime, ju lutemi na shkruani në adresën e-mail: info@amshc.gov.al.