ASHMC Logo

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Rrepublika e Shqipërisë
  • Shqip
  • English

    Shpallja e Thirrjes Nr. 14

    Publikuar në: 19/04/2021 Kategoria: Lajme dhe VeprimtariNjoftime


    Publikuar në 15.07.2020

    Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC) shpall Thirrjen Nr. 14 për shprehje interesi.

    Ftohen OJF-të e interesuara të sjellin projekt-propozime që kanë si objekt dhe mbulojnë fushën prioritare:​

    1. Mbështetje Psiko-sociale:

    Mbështetje shëndetsore, psikologjike, juridike etj (në disstancë dhe jo vetëm) për individë, familje dhe grupe në nevojë në situata problematike (viktima të dhunës fizike dhe psikologjike, situata Covid dhe post Covid, PTSD etj.) duke nxitur dhe stimuluar vullnetarizëm, solidaritet dhe filantropi;

    1. Integrimi Europian:

    Njohje dhe edukim i standarteve europiane dhe të drejtave të njeriut në kuadër të integrimit europian (Rinia, Gratë, Fëmijët, Pakicat, Grupet Vulnerabël etj);

    Fuqizim i kapaciteteve konkuruese/menaxheriale të OJF-ve (të reja etj);

    Lobim dhe Advokaci;

    1. Lufta kundër Korrupsionit dhe Edukimi Ligjor i Publikut:

    Ky prioritet është në kuadër të detyrimeve që vijnë nga marrveshjet ndër-institucionale të tilla si Strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit (20 % e grantit) dhe Strategjia për Edukimin Ligjor të Publikut (10 % e grantit).

    • Në fushën e Prokurimeve;
    • Në fushën e Arsimit;
    • Në fushën e Shëndetësisë;
    • Zbatimit të Ligjit;
    1. Mjedisi, Zhvillimi i qëndrueshëm:

    Mbrojtja dhe rehabilitim i mjedisit, fuqizim i kapaciteteve edukuese për menaxhimin e situatave të emergjencave natyrore (përmbytje, zjarre, tërmete etj);

    1. Turizmi dhe Kultura:

    ​Fuqizimi dhe promovimi i vlerave historike, etnografike, turistike, artistike, kulturore të kombit shqiptar;

    1. Zhvillimi i Qendrueshëm i SME-ve:

    ​Mbështetje të iniciativave për aktiviteteve të vogla biznesi (entrepreneurship);

    Formularin e aplikimit për projekt-propozime mund ta shkarkoni nga faqja jonë zyrtare në adresën: www.amshc.gov.al

    Kohëzgjatja minimale e projekt-propozimeve të jetë 6 (gjashtë) muaj, ndërsa koha maksimale e tyre të jetë deri në 12 (dymbëdhjetë) muaj.

    Shuma maksimale e financimit me grant për projekt është deri në 2 milionë lekë.

    Afati i fundit kohor për dorëzimin vetëm përmes shërbimit postar si dhe me e-mail të projekt-propozimeve është dita e enjte, datë 20 Maj 2021, ora 16:30.

    Për pyetje në lidhje me këtë thirrje për projekt-propozime, ju lutemi na shkruani në adresën e-mail: info@amshc.gov.al