ASHMC Logo

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Rrepublika e Shqipërisë
  • Shqip
  • English

    THIRRJE NR. 15 PËR PROJEKT – PROPOZIME (31 Maj – 01 Korrik 2022)

    Publikuar në: 31/05/2022 Kategoria: Lajme dhe VeprimtariNjoftime


    Publikuar në 15.07.2020

    Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC), në kuadrin e konkurimit të hapur dhe transparent sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin Nr. 10 093, datë 09.03.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, në përputhje me statutin dhe misionin e saj: Asistencë Financiare për një zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë civile dhe krijimin e kushteve të favorshme për nisma qytetare në të mirë dhe interes të publikut; shpall këtë Thirrje për Shprehje Interesi për të gjitha OJF-të e interesuara për projekte.

    OJF-të janë të lutura të sjellin dosjen me dokumentat shoqëruese së bashku me projekt-propozimin me postë (merret në konsideratë data dhe ora e dorëzimit të aplikimit në postë) si dhe dërgimin e formularit të Aplikimit në formatin Word në add: info@amshc.gov.al, pranë zyrave të AMSHC-së në adresën: Rruga “Frosina Plaku”, Nr. 58, Godina e Observatorit, Kati II, Tiranë.

    Ftohen OJF-të e interesuara të sjellin projekt-propozime që kanë si objekt dhe mbulojnë fushën prioritare:

    1. Shëndetësia dhe Shërbimet Sociale:
    • Shërbime psikosociale për situatën e post-COVID për grupet në nevojë (të moshuarit, fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuar), përfshirë këshillim dhe terapi psikologjike, mjekësore si edhe shërbime juridike, online;
    • Rritja e kujdesit për shtresat vunerabël e ato në nevojë, autik dhe Down Syndrome, të rinjtë, adolishentët, të moshuarit, viktimat e dhunës dhe të trafikimit si dhe çështjet e përfaqësimit të minoriteteve (rome, egjyptjan, LGBT, etj);
    • Informimi dhe sensibilizimi mbi të drejtat e të rinjve, kryesisht në zonat rurale;
    • Përmirësimi i shërbimeve sociale si dhe mbështetje për moshën e tretë, ofrimi i shërbimeve sociale në banesë;
    1. Lufta kundër Korrupsionit dhe Edukimi Ligjor i Publikut dhe SKZHI (detyrim strategjik 20% ,10%, 10% e fondit qe do shperndahet)

    Ky prioritet është në kuadër nga detyrimet që vijnë nga marrveshjet ndër-institucionale te tilla si Strategjia Ndersektoriale Kunder Korrupsionit, Strategjia per Edukimin Ligjor te Publikut dhe Strategjia Kombetare per Zhvillim dhe Integrim;

    • Në fushën e Prokurimeve;
    • Në fushën e Arsimit;
    • Në fushën e Shëndetësisë dhe
    • Zbatimit të Ligjit;
    • E drejta e informimit, akses në drejtësi, ndjekja e strategjive për përfshirjen e të rinjëve në qeverisje, transparencë e institucioneve publike;
    1. Mjedisi, dhe Zhvillimi i qëndrueshëm:
    • Mbrojtja dhe rehabilitimi i mjedisit; fuqizim i kapaciteteve për parandalimin dhe menaxhimin e situatave të emergjencave natyrore (përmbytjet, zjarret, tërmete etj.);
    • Aktivizmi dhe vullnetarizmi, faktorë të rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit;
    • Mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të tij;
    • Mbrojtja dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe artistike përmes promovimit të librit, kinematografisë dhe artit;
    1. Arsimi dhe Integrimi Europian
    • Integrimi evropian, integrimi ekonomik rajonal (ballkanik etj.), njohja e standardeve demokratike, diskutimi, debati, dialogu, mendimi ndryshe dhe aftësia për të dëgjuar; zhvillimi i ideve dhe nismave rajonale etj;
    • Prioritet  fuqizimi i shoqatave të reja dhe rritja e kapaciteteve të tyre;
    • Stimulimi dhe nxitja e të Rinjëve për të qënë pjesë Aktive;
    • Përfshirja e Shoqërisë Civile në proceset e politik-berjes; përsa i takon  reformave publike si dhe vendimarrjeve publike;
    • Edukimi Mediatik Online;

    Shuma maksimale e financimit me grant për projekt është deri në 2 (dy) milionë lekë.

    Afati i fundit kohor për dorëzimin vetëm me postë si dhe me e-mail të projekt-propozimeve është dita e Premte, datë 01 Korrik 2022, ora 14:00.

    Pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë projekt-propozim.

    Për pyetje në lidhje me këtë thirrje për projekt-propozime, ju lutemi na shkruani në adresën e-mail: info@amshc.gov.al

    Projekt-propozimet duhet të shoqërohen me dokumentet e mëposhtme:

    1. Formulari i plotësuar i aplikimit, i vulosur dhe i nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i Organizatës (Formulari duhet firmosur në çdo faqe);
    2. Fotokopje të Vendimit të Regjistrimit të Gjykatës dhe Statutit të Organizatës;
    3. Ekstrakti i Gjykatës (i cili merret në Zyrën e Regjistrimit të OJF-ve, pranë Gjykatës së Qarkut, Tiranë)- origjinal brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
    4. NIPT-i (i noterizuar) brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
    5. Vërtetim nga Drejtoria e Tatim Taksave (që Organizata nuk ka detyrime të pashlyera përsa u përket kontributeve për sigurimet shoqërore, shëndetësore) – origjinal ose me vulë digjitale (i shkarkuar nga shërbimi www.e-albania.al) brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
    6. Vërtetim bankar (ku pasqyrohen numri IBAN dhe numri i llogarisë së Organizatës, në lekë) – brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
    7. CV të Organizatës (të firmosur dhe vulosur nga përfaqësuesi ligjor i OJF-së) dhe Licencën e lëshuar nga autoritetet publike në rast se ka aktivitetete të parashikuara në projekt, të cilat nuk mund të kryhen pa zotëruar Licencën përkatëse (për shembull: në rastet kur projekt-propozimet kanë aktivitete që kërkojnë ekspertizën e psikologut, ky i fundit duhet të ketë licensë për të kryer këtë funksion);
    8. Deklaratë/Marrëveshje Partneriteti (origjinale ose fotokopje të noterizuar, në rast se ka partneritet në këtë projekt-propozim);

    Vini re:

    Në momentin e shqyrtimit të dosjes me projekt-propozimin/et nga Komisioni i Posaçëm i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC), në rast mungese të njërit prej dokumenteve të lartpërmendura, apo nëse nuk do të jetë në formën e kërkuar do skualifikohet.Për pyetje në lidhje me këtë thirrje për projekt-propozime, ju lutemi na shkruani në adresën e-mail: info@amshc.gov.al.