Përfaqësues nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile AMSHC, marrin pjesë në forumin e Shoqërisë Civile të BE-së 2024 për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.
Rendi i ditës përfshin seancat e mëposhtme:
– BE-ja dhe shoqëria civile në Ballkanin Perëndimor – Plani i Rritjes dhe momenti i ri për zgjerimin e BE-së.
– Nisja e Vlerësimit të dytë në kuadër të udhëzimeve të DG NEAR për Mbështetjen e BE-së për Shoqërinë Civile në rajonin e Ballkanit, për vitin 2023.
– Një sesion World Café për temat e propozuara nga delegatët e konferencës.
Projekti është i financuar nga Asistenca Teknike e BE-së për Organizatat e Shoqërisë Civile (EU TACSO 3) në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, dhe organizohet në Beograd, Serbi më 11, 12 dhe 13 qershor 2024.